Hakmarrja, kapet shqiptari me kartelë të kuqe…

0
146

Prej vitesh ishte në arrati, por dje është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për një shqiptar 46 vjeç i cili është prangosur mesditën e djeshme në ishullin e Kretës.

Siç shkruajnë mediat vendase, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi ishte dënuar për një vrasje të kryer për hakmarrje.

Nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit, por mësohet se ai disa vite më parë kishte vrarë një bashkëfshatarin e tij, duke marrë hak për vrasjen e familjarit të tij.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim me kartelë të kuqe nga Interpol Tirana

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here