Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Mos guxo të fyesh Zotin që mbron shqiptarët nga ky mallkim që i ke hedhur ti Shqipërisë

0
138

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama për batutat e përdorura prej tij në takimin e sotëm në Berat, i cili ironizoi shenjtorët e besimit bektashian.

Gjatë fjalës së saj në takimin me strukturat e LSI në Kamëz, Kryemadhi i bëri thirrje Ramës duke deklaruar:  Prandaj i bëj thirrje Edi Ramës, kudo shkoftë në vende të krishtera apo mysliman, apo edhe bektashi, Mos ironizo dhe mos përmend emrat e të shenjtëve mbi të cilët shqiptarët kanë ngritur besimin në atdhedashuri, sepse mallkimi i tyre do të bier mbi kokën e tij dhe ai nuk do ta shpaguajë dot, jo në këtë jetë, por as në jetën tjetër”. Kryemadhi tha se Rama nuk duhet të guxojë të fyejë Zotin që i mbron shqiptarët nga mallkimi që Rama i ka hedhur Shqipërisë. “Do të lutem në Zot, dyfish dhe trefish,për të ngritur besimin tek njerëzit sepse vetëm besimi në zot do të na kthejë paqen dhe begatinë. Do të lutem në Zot që ti kthehen pronat kishave, xhamiave, teqeve dhe çdo besimi fetar, që të mos vazhdojë me Edi Rama të grabisi pronat e Zotit, sepse kurrë nuk do të gjejnë paqe shqiptarët dhe kushdo tjetër nëse do të ndërtojmë besimin jo mbi grabitjen e pronës, por duhet ta ndërtojmë besimin vërtet te vlerat, tek morali, tek familja dhe tek atdhedashuria. Do të lutemi në Zot, që të fali mëkatet e brezave të kaluar, që shkatërruan institucionin e besimit në Zot dhe ndërtuan institucionin e krimit dhe drogës në Shqipëri. Do të lutemi në Zot që të na shpëtojë fëmijët nga trafiku i drogës, do të lutemi në Zot që të na shpëtojë fëmijët nga krimi, nga varfëria, nga injoranca dhe nga intimidimi i grupeve kriminale. Do të lutemi në Zot për një Shqipëri të lirë dhe për një Shqipëri të begatë. Do të lutemi në Zot për flamurin tonë që të valvitet krenar ashtu siç e meriton. Prandaj i bëj thirrje Edi Ramës, kudo shkoftë në vende të krishtera apo mysliman, apo edhe bektashi: Mos ironizo dhe mos përmend emrat e të shenjtëve mbi të cilët shqiptarët kanë ngritur besimin në atdhedashuri, sepse mallkimi i tyre do të bjerë mbi kokën e tij dhe ai nuk do ta shpaguajë dot, jo në këtë jetë, por as në jetën tjetër. Prandaj larg gojën tënde të ndryrë, që ke guxuar të shash shqiptarët, intelektualët, artistët, gratë dhe vajzat shqiptare, larg gojën tënde të ndyrë nga Zoti që mbron shqiptarët nga ky mallkim që i ke hedhur ti Shqipërisë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat drejtuese të LSI-së së Kamzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here