Pafytyrësia e lali Erit/ Tenton të mbulojë skandalet që rëndojnë mbi të me propaganda ordinere…

0
138

Pafytyrësia e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nuk njeh kufinj. Me propaganda ordinere, ai tenton të mbulojë skandalet që rëndojnë mbi të, njësoj siç veproi me rastin e Ardit Gjoklaj.

Ardit Gjoklaj humbi jetën në 7 gusht 2016, në orët e para të mëngjesit, ku një ekskavator e shkeli për vdekje.

Ai ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës.

Vendi i punës ishtë reklamuar i sigurtë nga “lali Eri”, por 17 vjeçari dhe frymën e fundit, i masakruar në impiantin e përpunimit të mbeturinave në landfillin e Sharrës.

Por, asnjëherë Bashkia e Tiranës nuk ka mbajtur  përgjegjësi për kontratën abuzive me kompaninë “3 R” dhe asnjëherë  Erion Veliaj nuk  kërkoi të paktën ndjesë për vdekjen e 17-vjeçarit.

Për më tepër Veliaj “me duart me gjakun” e Ardit Gjoklaj vijon të prodhojë çdo ditë propagandë pas propagande.

Kështu ka ndodhur edhe sot, në ditën e verës,  ku Veliaj e ka shfrenuar më tej fantazinë e propagandës.

Ai ka bërë thirrje në rrjete sociale që të mbillet nga një pemë për të përkujtuar të afërmit që nuk jetojnë më.

Po i freskojmë kujtesën “Lali Erit”, se as 17 vjeçari Ardit Gjoklaj nuk jeton më, por për të nuk ka thënë asnjë fjalë.

Veliaj, nuk ka ndërgjegje që të mbjellë një pemë për të, derisa dyshohet se mbylli hetimet për të shpëtuar veten.

Kujtojmë se në kohën kur pritej drejtësi për Ardit Gjoklajn, Veliaj u kap me ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës, në një nga restorantet e kryeqytetit.
Dhe pas atij takimi, Bashkia e Tiranës u amnistua nga përgjegjësitë.

Tashmë Erion Veliaj, flet për pemë në kujtim të të vdekurve, ndonëse mbi supe i rëndon vdekja e Ardit Gjoklajt.

Në vijimësi ai ka refuzuar të flasë për fatin tragjik të Gjoklajt.

Veliaj i ftuar rreth dy vite më parë në emisionin Top Story u pyet se përse hetimet për bashkinë u pushuan dhe Prokuroria nuk i vazhdoi ato.

Por, sipas tij, aksidente të tilla janë të zakonshme.

“Duhet të pyesni prokurorinë. Është një pyetje shumë e mirë që duhet t’ia bëni prokurorisë. Ky është një qytet ky ndodhin çdo ditë aksidente. Në një qytet të madh këto ndodhin gjithë kohën”, deklaroi Veliaj, në emision.

Për vdekjen e 17 vjeçarit, Ardit Gjoklaj,  Prokuroria çoi në gjyq dy persona përgjegjësin e turnit, Dëfrim Hakrama dhe fadromistin, Edmond Kollari, të cilët u akuzuan  se kanë shkelur ligjin.

Por, hetimi për përgjegjësitë e bashkisë  së Tiranës që lidhen me kontraktimin e kompanisë “3R” dhe lejen me të cilën ajo operonte u nda më vete dhe më pas u pushua

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here