Përplasja tek “Petro Nini”/ Reagon analisti: Konflikti e ka bazën tek shtetit!

0
154

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar përplasjen që ndodhi tek “Petro Nini”, mes pronarit të truallit dhe banorëve.

Abilekaj tha se shteti duke marrë vendime në favor të të dy palëve, ka krijuar këtë konflikt.

“Unë dua të flas për rolin e shtetit në këtë konflikt. Konflikti e ka bazën tek shtetit, i cili ka marrë vendime në favor të të dy palëve. Në vend të ndikojë që konflikti, cfarë bën shteti zgjedh anën e të fortit, mbështet përmbarimin. Blerta Dervishi, përplaset me kolegët e saj për të mbrojtur të drejtën themelore, të paturit një strehë. Dhe një palë që kërkon të ndërtojë një biznes. Mendoj, roli i shtetit i ka ngatërruar të gjitha këto. Nuk mund të ketë zgjidhjë nëse banorët nuk do të kenë strehë. Zgjidhja e Erion Veliajt me banesa sociale, nuk është zgjidhje sepse është e përkohshme. Mediat, shoqëria dhe rezistenca e tyre, të jenë me banorët derisa të arrihet një marrëveshje me pronarin”, tha Ablilekaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here