Presidenti Meta nderohet me Titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit

0
197

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, u nderua me Titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit.

Në emër të Akademisë dhe në prani të profesorëve e studentëve të Akademisë, Presidentit Meta ia dorëzoi titullin, Rektori i saj Dr. Urkhan Kazim oglu Alekperov.

Në fjalën e tij, Rektori Alekperov, vlerësoi rolin e veçantë të Presidentit Meta në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

 Ndërsa, Presidenti Meta e konsideroi titullin si shenjë mirënjohje dhe vlerësimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe reflektim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi se në dekadën e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar shumë dhe realizimi i projektit TAP i ka dhënë mundësi e dimensione të reja këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi se përtej marrëdhënieve ekonomike, një vëmendje më e madhe i duhet kushtuar shkëmbimeve kulturore dhe eksperiencave akademike midis dy vendeve.

“Nxitja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe të kulturës dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes studentëve, akademikëve e qytetarëve të të dy vendeve është investimi më i madh e afatgjatë”, – theksoi Presidenti Meta.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here