Gafa e radhës nga njeriu më i lexuar i Ramës. Pasi ngatërroi vargjet e poemës ‘Bagëti e Bujqësi’ ja çfarë bëri këtë herë…

0
224

Ministri i Jashtëm me kompetenca te deleguara, Gent Cakaj priti në një takim homologun çek, Tomas Petricek, të cilin e siguroi se Shqipëria do të vijojë me reformat duke mbetur shpresëplotë se do të ketë një përgjigje pozitive për progresin e vendit në qershor.

Megjithatë, në konferencën për shtyp në ambientet e ministrisë, Cakaj bëri një gafë, kur cilësoi kombin shqiptar si komunitetin më pro-europian në rajon. “… mbesim shpresëplotë që vendet anëtare të BE-së do i përgjigjen pozitivisht progresit të ndërmarrjeve në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Ne mbesim komuniteti më pro europian në rajon”.

Sipas fjalorit etimologjik, komunitet zakonisht konsiderohet si një njësi sociale (një grup njerëzish), që kanë diçka të përbashkët, të tilla si normat, vlerat, identitetin. Marrëdhënie të qëndrueshme që shtrihen përtej lidhjeve të menjëhershëm gjenealogjike të përcaktojë një ndjenjë të komunitetit ndersa kombi është një komunitet njërzor i karakterizuar nga koshienca e identitetit të tij historik ose kulturor, dhe shpesh prej unitetit të gjuhës dhe të fesë.

Gafa e Cakajt mund te lidhet me mungesën e njohurive të tij për termat në gjuhën shqipe ose nuk është i aftë të dallojë nocionet komunitet dhe komb, edhe pse është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si njeriu më i lexuar që ka takuar përgjatë gjithë jetës së tij.

Cakaj u përball me kritika edhe në Samin e Diaspores, kur ngaterroi  vargjet e poemës ‘Bagëti e Bujqësi’ të Naim Frashërit.

Deklaratën e gjeni duke filluar nga minuta 14-32:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here