‘Qytetarët të kanë rrethuar dhe po të japin një lajmërim që tërhiqu pas, largohu Kryeministër, sepse vendi nuk mund të jetë peng, të mijërave qytetarëve dhe mijërave që nuk janë në protestë, të cilët vuajnë po njëlloj nga kjo padrejtësi shoqërore nuk duan të shkatërrojnë fatet e tyre dhe fatet e një vendi të tërë sepse një kryeministër është marrosur dhe është ngjitur pas karriges dhe thotë, pas meje kiameti’, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili.
Pjesë nga intervista në televizionin ‘Ora News’
Zoti Vasili sigurisht që kjo situatë me shoqërime dhe me kontrolle më tej ishte e pritshme, apo jo?
Pikërisht për këtë situatë ishin ata mijëra e mijëra njerëz atje. Besoj që Shqipëria ka mbajtur frymën, ka përjetuar protestën më të madhe që pluralizmi ka parë ndonjëherë. Të mos harrojmë në Shqipërinë më të rrudhur ndonjëherë. Pikërisht kanë dalë për të protestuar, që shteti të mos jetë i zellshëm të ndalojë protestues, por të ndalojë ata që shitën e blenë votat, përgjimet dhe emrat e të cilëve i njohin të gjithë shqiptarët. I njohin edhe tërë ata që ishin në shesh, i njihni dhe ju. Që të ndalojnë ata shefa policie, që merreshin më drogë dhe që ikën si iu donte qejfi nga Shqipëria. Dhe ata që bënin nga 30 milionë euro korrupsion brenda ditës dhe ishin recepsionistë dhe iknin të qetë e nuk i arrestonte njeri. Ishin në protestë të gjithë këta pikërisht që ky shtet i kapur përfundimisht nga kriminelët, që nuk i arreston ata, as të korruptuarit, as kriminelët, por është shumë i vëmendshëm sy e veshë për të arrestuar protestues, të cilët kanë ardhur me shumë të drejtë të protestojnë për këtë padrejtësi dhe të arrestohen me këtë nxitim kaq të madh. Prandaj kjo është një situatë krejtësisht e pritshme nga ne. Dhe prandaj po protestojnë ata qytetarë. Sepse duan një shtet, ku ata qeveritarë që janë të lidhur me krimin dhe që blejnë vota, ata që vjedhin miliona dhe korruptohen të arrestohen, për këta kanë dalë ata të protestojnë. Dhe jo që të arrestohen protestuesit, të cilët duan që kriminelët të venë në burg.
Çfarë ndodhi sot në protestë te Parlamenti?
T’iu them të drejtën, këto pamjet që ju më vini në dispozicion sigurisht më mrekullojnë me thënë të drejtën, sepse duke qenë vetë në protestë, nuk kisha mundësi që t’i administroja këto pamje, të cilat janë për të gjithë shqiptarët dhe për mua, jo thjesht si politikan, por si qytetar do mbeten të skalitura në memorien time. Unë jam sot më i lumtur se kurrë që bashkëqytetarët e mi nuk pajtohen me krimin, nuk pajtohen me një qeveri të kapur dhe që ka rrëzuar shtetin e pluralizmin, por që proteston.
Po thoni që protesta i ka kaluar pritshmëritë e opozitës?
Opozita, që të jem korrekt, kishte premtuar qartazi se do të ketë një protestë akoma dhe më masive sesa ajo që mbajtëm më 16 shkurt, që ishte gjithashtu e mrekullueshme. Kishim paralajmëruar publikisht. Duhet të dini që opozita nuk thonë kurrë një gjë që nuk është e vërtetë, pra ka stabilizuar këtë dimension të komunikimit në publik, që themi vetëm gjërat që janë të vërteta dhe reale. Nga i dimë këto të vërteta? Jemi në komunikim me njerëzit të gjithë kohën. Dimë se çfarë përjetojnë dhe dimë që nuk ka shtresa të shoqërisë shqiptare që të jenë të qeta. Janë të gjitha të trazuara, të gjitha të zemëruara. Një grusht i vetëm oligarkësh është i lumtur, por 99% e popullsisë është e trazuar, e zemëruar, e shqetësuar dhe e egërsuar, pse jo. Për sa i takon çështjes që kemi një shtet që ka vetëm një mbrojtje sot, i ka humbur qytetarët e tij dhe është futur pas perdes së gazit helmues që hedh, pas blindave me ujë që hedh ndaj qytetarëve.
Por u cenua perimetri i sigurisë…
Ka pasur një mesazh që ishte madhor dhe të gjitha këto protesta ju e keni parë që nuk është lënduar një polic i vetëm. Në qoftë se janë lënduar, e kanë pasur nga gazi helmues, që e hedhin vend e pa vend, tamam sikur përballë kanë armiq. Dhe përfundimisht ne jemi shumë të qartë që kemi një qeveri, e cila qytetarët, të cilët masivisht nuk duan t’i dëgjojnë më emrin kësaj qeverie dhe këtij Kryeministri, i trajton si armiq. Pra, ka armiq përballë. Ashtu sikurse e shohim që ndodh në Siri, apo në vende ku ka diktatura të zeza, po ai është dimensioni i qytetarëve.
Ishte ideuar e tillë protesta me këtë lloj marshimi, z. Vasili dhe rrethimi që iu bë Kryeministrisë çfarë simbolike përcolli?
Simbolika është kjo: Që qytetarët e kanë refuzuar gjerësisht këtë qeverisje, nuk besojnë më asgjë te kjo qeverisje, ka një zemërim shumë të madh, një zemëratë që shkon në kufijtë e saj maksimalë, madje ju e kuptoni që është një masë gjigante njerëzish shumë e përmbajtur. Besoj jeni kaq gjakftohtë dhe e përmbajtur dhe e kuptoni që kjo masë njerëzish nuk ka pasur nevojë të ushtrojë dhunë. E ç’janë 1600 policë përpara 150 mijë protestuesve? Asgjë. Pra nuk ka pasur asnjë merak të tillë. Këto janë mesazhe finale për të thënë: Koha shtrëngon, reflektoni shpejt për të mirën e vendit, jo për të mirën e opozitës. Sepse vendi po rrëshqet në mënyrë të pandalshme në të gjithë pikëpamjet. Ka një rrëshqitje ekonomike të tmerrshme, ka një rrëshqitje shoqërore, ku varfëria është betonuar, ka një korrupsion, i cili bën ligjin. E kuptoni kur 30 milionë euro fitohen brenda pak orësh. Që nga tenderët e rrugëve, që bëhen me zero ofertë. Ata të tjerët shesin OST-në. Të tjerët bëjnë një transaksion brenda 2 orësh, fitojnë para’, marrin energji nga shteti dhe jua japin privatit dhe privati ia shet prapë shtetit dhe marrin miliona. Pra është një hajdutëri e përmasave të tilla, e cila është bërë eksplozive dhe i vetmi mesazh themelor është, qeveri ke marrë një nga paralajmërimet më të rënda që mund të merrje sot. Pra, qytetarët të kanë rrethuar dhe po të japin një lajmërim që tërhiqu pas, largohu Kryeministër, sepse vendi nuk mund të jetë peng, të mijërave qytetarëve dhe mijërave që nuk janë në protestë, të cilët vuajnë po njëlloj nga kjo padrejtësi shoqërore nuk duan të shkatërrojnë fatet e tyre dhe fatet e një vendi të tërë sepse një kryeministër është marrosur dhe është ngjitur pas karriges dhe thotë, pas meje kiameti. Thotë le të ndodhë kiameti mbas meje, unë do të mbahem atje dhe një orë, dhe 2 ditë, edhe 2 javë, edhe 10 ditë dhe të shkaktojë një dëm të jashtëzakonshëm. Këtë kemi thënë. Japin dhe një mesazh shumë të fortë: Largohu shpejt, sepse çdo ditë që ri Kryeministër është një ditë e vështirë për shqiptarët, ditë e rëndë, por do të jetë shumë e rëndë dhe për të. Ju nuk keni parë asnjëherë që një Kryeministri, pra një institucion i qeverisjes së vendit të jetë në darën e qytetarëve, të cilët shumë të vendosur, të palëkundur në qëndrimin e tyre, i dhanë një paralajmërim shumë, shumë të fortë.