Dita e Verës në Tiranë, qëllohet me bojë Veliaj…

0
173

Të paktën 3 persona janë shoqëruar nga policia, pasi dyshohet se qëlluan me bojë të zezë kryetarin e Bashksië Tiranë, Erion Veliaj.
Burime të ABC News bëjnë me dije se tre personat janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr 1 në kryeqytet e pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë.
Ngjarja dyshohet se ndodhi gjatë festimeve të Ditës së Verës në sheshin “Skënderbej”, të cilave iu bashkua paradreke edhe kryebashkiaku i Tiranës. Pas mbylljes së fjalimit, dyshohet se disa persona hodhën bojë mbi Veliajn.
Nuk dihet nëse akti pritej nga kryebashkiaku, i cili u vu re të kishte një shërbim të përforcuar me agjentë të sigurisë. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here