Me rikthimin e saj këngëtarja pothuajse në të gjitha këngët e publikuara këngon për dashurinë, braktisjen, mungesën e personit të dashur.
Pas historisë së vrasjes në ish-bllokut ku ishte e përfshirë këngëtarja Elvana Gjata dhe i fejuari i saj, ajo vendosi të bëntë një pauzë të gjatë në jetën profesionale dhe në muzikë.
Por mesa duket s’ka më pushim për Elvanën, ajo tashmë është rikthyer fuqishëm duke i publikuar këngët e reja njëra pas tjetrës.
Kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja është “Pa dashuri” e shfaqur pasditen e sotme.
Kënga tepër e ndjerë flet për ndarjen dhe mungesën e dashurisë.
Kjo këngë nuk është vetëm kolona zanore e ‘2 gisht mjaltë’, por një nga hitet e Elvanës që pritet të ‘pushtoj’ rrjetin. Deri më tani komentet kanë qenë shumë pozitive dhe të gjithë përsërisin ‘Ti eja po të pres me mall, nuk mund të jetojë vetëm me fjalë…’.