Por teksa kryebashkiaku festonte me administratën dhe mësuesit e shkollave të Tiranës, të detyruar përmes sms-ve të dilnin në rrugë e sheshe, qytetarët i kanë bërë një surprizë.
Në qiellin e Tiranës u valëvitën me dron imazhe të djaloshit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës rreth tre vite më parë.
Nën moton “Drejtësi për Arditin” qytetarët duken se ia kanë prishur “festën” Veliajt.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.
“Lal Plehut qytetarët i prishin festën: Në qiell sillet banderola me portretin ëngjëllor të Ardit Gjoklës me “Drejtësi për Arditin””, shkruan Berisha në Facebook.