Këngëtarja Bleona Qereti është një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale, ku tërheq shpesh vëmendjen me postimet pikante dhe deklaratat e saj, siç ka bërë edhe së fundmi.
Krahas një fotoje të publikuar, Bleona shkruan se preferon që më mirë të jetë beqare, sesa të përdoret vetëm 1 herë nga meshkujt, postim që ka hapur polemika tek komentuesit e saj.
“Shumë femra janë beqare sepse shumë burra marrin nga to atë që dëshirojnë, pa pasur nevojë të jenë në një marrëdhënie me të. Më mirë të jem single sesa e disponueshme. Kush është me mua?”- shkruan Bleona në postim.
Më tej, ajo ka sqaruar në Instastory postimin e saj, duke thënë se nuk kishte lidhje me personat e martuar apo ata në lidhje serioze.
“Vini re, vini re. Përkthimi korrekt anglisht-shqip i statusit tim, për të gjithë ata që e qajnë anglishten është: Shumë femra janë beqare sepse shumë burra marrin nga ato atë që dëshirojnë, pa pasur nevojë të jenë në një marrëdhënie serioze me të.
Kështu që unë preferoj më mirë të jem beqare sesa 1 përdorimshe.”
“Që dmth respekto veten, po deshe të të respektojnë të tjerët. Ose më shqip akoma, mos u bëj gomë rezervë apo han pa porta.
Kaq, nuk ka lidhje as me ata që janë të martuar, as me ata që janë në lidhje serioze. Ka lidhje me faktin që unë respektoj femrat e forta që kanë respekt për veten.”- shkruan Bleona në postim.