Krimet e Rënda, zbardhet ngjarja e 14 marsit! Tentoi ta vriste të riun

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e 14 marsit 2019 në rrugën “Prokop Mima”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, Enea Teqja, 29 vjeç.  Autori  është identifikuar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 14 marsit 2019, ku në rrugën “Prokop Mima” u plagos në këmbë me armë zjarri shtetasi E. K., 29 vjeç. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.Procedohet penalisht dhe një 26-vjeçar për “Deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin:

A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë Mbrëmjen e 14 marsit 2019, ky shtetas në rrugën ‘’Prokop Mima’’, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. K., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko