Të paktën 4 persona janë vrarë ndërsa 10 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe brenda trenit në provincën Baluchistan të Pakistanit.
Rebelët separatistë mendohet se janë autorët e sulmit, ndonëse askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë.
Shpërthimi bëri që treni me 6 vagona, i cili po udhëtonte nga qyteti veriperëndimor i Peshawarit në Baluchistan, Quetta, të dilte nga shinat.
Policia raporton se një vajzë adoleshente, nëna e saj dhe dy persona të tjerë u vranë.
Sulme të ngjashme janë kryer nga rebelët etnik ‘Baluch’ në të kaluarën, megjithëse kryengritësit ende nuk kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës.