Pas skandalit me rrugën e unazes se re, Rama shperblen Gjiknurin përsëri. Ja posti i ri…

0
150

Pas shkarkimit si Ministër i Energjitikës dhe i Tranporteve Damian Gjiknurit i është caktuar një detyrë e re nga Kryesia e PS-së.

Ai është caktuar si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe do të koordinojë punën për Reformën Zgjedhore, pavarësisht se derimë tani nuk ka asnjë indicie nga ana e opozitës për të bashkëpunuar.

Më herët këtë funksion e ka mbajtur Bledi Çuçi, po për shkak të emërimit të tij si ministër i Bujqësisë, detyra i është besuar Gjiknurit.

Reforma Zgjedhore ka qenë një nga kushtet kryesore që i është vënë Shqipërisë dhe për Integrimin në BE, po ka pak gjasa që ajo të mund të përfundojë dhe të implementohet përpara zgjedhjeve lokale që janë dekretuar të mbahen në datën 30 Qershor.

Çfarë u diskutua tjetër në mbledhjen e Kryesisë së PS-së:

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë, ku ka pasur diskutime lidhur me Kongresin që do të mbahet në 23 Mars në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Kongresi do të jenë i ndarë në tre sesione të ndryshmë, ndërsa fjalën kryesore do ta ketë kryesocialisti Edi Rama. Po ashtu në këtë Kongres do të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën, dhe do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për Bashkitë.

Burime nga mbledhja e grupit të PS-së bëjnë me dije se Rama ka kërkuar pjesëmarrje maksimale në Kongres pa mungesa, si dhe ka urdhëruar deputetët që në seancat parlamentare të flasin të gjithë.

“Në seancat parlamentare flisni tëgjithë, jemi në normalitet parlamentar. Nisni diskutimet nëpër bashki për kandidatët për Këshill Bashkiak. Në fund në liste vendosim njerëzit me kontribute”, është shprehur Rama në mbledhjet e Kryesisë.

Rama i ka kërkuar deputetes Ferhati të komisionit të ligjeve të përgatisin ashpërsimet në Kodin Penal për dhunën në futboll.

Në Kongres do të ketë fjalime nga disa ministra dhe kryetarë bashkish, si dhe të gjithë kryeministrave të PS sipas statutit.

Ftësë për kongresin ka edhe Fatos Nano, ndërsa nuk konfirmohet ende prezenca e tij në këtë Kongres.

Ky Kongres e gjen Partinë Socialiste në një situatë konfuze lidhur me zgjedhjet lokale që janë dekretuar që të mbahen në datën 30 Qershor, sa kohë që PD dhe LSI paralajmërojnë se nuk do të bëhen pjesë e tyre.

Vetë Rama është shprehur se zgjedhjet do të mbahen edhe pa PD-në dhe LSI-në, madje sipas tij Parria Socialiste nuk e ka aspak problem që ti fitojë të gjitha Bashkitë e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here