Në një kohë që opozita e bashkuar ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme, ndërsa PS mbledhjen e Kongresin, Bushati shprehet se pavarësisht se përflitet prania e Fatos Nanos në Kongres, PS nën drejtimin e Ramës është një parti e vdekur.
Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 komentoi situatën politike në vend.
Prisni të ndodhë gjë në kongresin e PS, ku i ftuar pritet të jetë Fatos Nano? Prisni të japë mesazh?
Mund të ndryshojë aq sa ka ndyshuar në kongreset e PS për sa kohë e drejton Edi Rama. Tani kemi një parti të vdekur që për të fshehur arkivolin e saj bën show.