Eksperti i çeshtjeve ekonomike pranë Partisë Demokratike Dorjan Teliti ka reaguar në një shenim në faqen e tij në Facebook mbi gjendjen e biznesit në vend.
‘Çdo ditë 42 biznese ulin qepenat duke shpallur falimentimin e tyre. Ky është rekordi i zi më i fundit i qeverisë “Rama me shokët oligarkë’, shkruan Teliti.
Ja postimi i tij i plotë i Dorjan Telitit:
SHQIPTARËT VARFËROHEN, OLIGARKËT E QEVERISË PASUROHEN
Cdo ditë 42 biznese ulin qepenat duke shpallur falimentimin e tyre. Ky është rekordi i zi më i fundit i qeverisë “Rama me shokët oligarkë”.
Përmes konkurencës së pandershme, taksave të rritura qëndrore dhe lokale, futjes tinzare në skemën e TVSH-së, rritjes së cmimit të energjisë, taksës Rama mbi karburantin, arbitraritetit dhe abuzimit të taksidarëve, etj, qeveria po falimenton dhe po detyron shqiptarët të ikin nga sytë këmbët duke mos u lënë asnjë opsion shprese për të punuar e jetuar në këtë vend.
Ndërsa Rama trumbeton reformat ekonomike, që në fakt cojnë ujë vetëm në mullirin e oligarkëve të tij, shqiptarët që mbajnë familjet e tyre me biznese familjare, po detyrohen cdo ditë të heqin dorë duke shpallur falimentin.
Vetëm në 5 vite, 76.500 biznese kanë ulur qepenat në këtë vend. Ky fenomen po të krahasohet me dy muajt e parë të cdo viti, ka ardhur në rritje të pashpjegueshme për një vend normal.
Nëse në dy muajt e parë të cdo viti shpallën falimentin përkatësisht 410 biznese në 2015, 1075 biznese në 2016, 1707 biznese në 2017, 2150 biznese në 2018, gjatë dy-mujorit të parë 2019 shifra është rekord, 2466 biznese kanë shpallur falimentin.
Kjo është politika e ndjekur nga Kryeministri i oligarkëve dhe i varfërimit të shqiptarëve.
Me Ramën në pushtet shqiptarët janë varfëruar dhe kanë marrë rrugët e Europës duke parë si zgjidhje të vetme azilin. Rreth 500 mijë shqiptarë kanë kërkuar të arratisen nga ky vend, ndërkohë që nga ana tjetër kemi një Kryeministër të verbër e të zhytur në haremin e tij.
Është koha të largohet Kryeministri nga karrigia e tij dhe jo të largohen shqiptarët nga shtëpitë e tyre. Ka ardhur koha që qeveria të shpallë falimentin politik dhe shqiptarët të kthehen në punë.
PROTESTA NUK NDALET!
#stoprrënimit #kohapërtëqeverisurpërnjerëzit