Basha, përmes një postimi në Twitter ndan edhe përshtypjet e tij nga ky takim, ndërsa i shpreh mirënjohjen për modernizimin e PD-së.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ndodhet në Bruksel ka takuar kryetaren e CDU në Asamblenë Politike të Partisë Popullore.
’Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD“, shkruan Basha në Twitter.