Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se do të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një oxhak në Fushë-Arrëz.
Operacioni i IKMT kryhet pas kërkesës për mbështetje nga bashkia e Fushë-Arrëzit.
Objekti, rreth 40 metra i lartë, ndërtuar me tullë, pjesë përbërëse e objektit industrial ndërtuar para viteve ‘90, për shkak të amortizimit paraqet rrezikshmëri.
IKMT për realizimin e shpërthimit ka hapur në trupin e objektit 100 furnela (vrima) dhe do të përdorë rreth 7 kilogramë eksploziv. Operacioni do të kryhet nesër rreth orës 12.00.