Prononcimi i Sekretarit te Pergjithshem te LSI Endrit Braimllari nga protesta përpara Parlamentit
Në Shqipëri është një paradoks i madh. Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro që vjedhin hapur tek Unaza e Re janë të lirë, dhe policia ushtron presion dhe arreston qytetarët e thjeshtë që protestojnë pse hajdutët e Edi Ramës me atë në krye vjedhin. Pra e kupton çfarë paradoksi po jetojmë sot në këtë vend? Pra është shumë e qartë. Protestuesit dhe qytetarët janë këtu për të protestuar deri në largimin e kësaj qeverie ilegjitime, kriminale dhe këtij Parlamenti, i cili nuk përfaqëson më interesat e popullit, por interesat e krimit të organizuar.
Deri sa do qëndrojnë qytetarët këtu? A keni një axhendë fikse?
Ne do të rrimë deri në fund, deri sa të mbarojmë Parlamenti dhe do protestojmë çdo ditë. Kjo nuk është më axhendë e revoltuar, kjo është protestë qytetare. Qytetarët do protestojnë çdo ditë, deri sa Edi Ramës t’i kthehet në makth protesta popullore. Sepse Edi Rama nuk mund të arrijë më të dëgjojë popullin sepse ka humbur ndjeshmërinë sociale, ka humbur komunikimin me qytetarët. Edi Rama komunikon me krimin e organizuar, komunikon me oligarkët dhe kanë ndërtuar në këtë vend një skemë korruptive.
Ne nuk mund të biem pre e Sandër Leshit me skemat e tij ushtarake, dhe nuk ka skemë ushtarake që mund të bëjë Sandër Lleshi që të trembi qytetarët. Qytetarëve i buron nga shpirti kjo protestë sepse varfëria është ekstreme, taksat janë të larta, paligjshmëria e Edi Ramës është ne ekstrem, pandëshkueshmëri nuk ka në këtë vend. DASH e tha qartë që u blenë votat në 2017 dhe vetëm Edi Rama nuk arrin ta kuptojë se çfarë po ndodh në këtë vend. Edi Rama e nisi në 2017 me blerje votash dhe deformim të vullnetit të qytetarëve dhe e vazhdoi përsëri duke blerë vota, duke blerë mandate deputetësh dhe po sjell një skemë korruptive. Dhe ndaj sot qytetarët sot janë të revoltuar dhe do vazhdojnë të jenë të revoltuar deri në largimin e Edi Ramës. Vetëm një gjë ju them që largimi i Edi Ramës do të jetë një makth për të, do të jetë më i ashpër seç janë larguar diktatorët në këtë vend. Faleminderit.