Flakë autobuzit me 51 nxënës! Salvini i jep nënshtetësinë 13-vjeçarit

0
156

Ministria merr përsipër të përshpejtoj në maksimum procedurën e marrjes së nënshtetësisë italiane për Ramy-n dhe kërkoi heqjen e nënshtetësisë italiane për 47 vjeçarin me origjinë senegaleze, i cili rrëbeu autobusin me 51 nxënës e fëmijë duke tentuar djegien e tyre.

Ministri italian Matteo Salvini i është përgjigjur pozitivisht kërkesës publike të prindërve të Ramyt, 13 vjeçarit maroken që me gjestin e tij të një dite më parë mundi të shpëtoj nga atentati terrorist 50 shokët e tij të klasës së bashku me mësuesit.

“Ministria e Brendshme Italiane është e gatshme të pranoj  e të marr në ngarkim shpenzimet për dhënien e nënshtetësisë italiane për Ramy, 13 vjeç, që arriti të jap alarmin në autobusin e sekuestruar një ditë më parë në provincën e Milanos,”-informon Ministria e Brendshme Italiane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here