Hajdari në Kuvend: Askush nuk mund ta gjykojë vendimin tim

0
128

Krahas protestës së opozitës, deputetja e PD-së Rudina Hajdari u shpreh e sigurt se është në politikë për të bërë hapa të sigurt larg politikës së vjetër, siç tha ajo dhe se askush nuk mund ta gjykonte për vendimet e marra.

“Askush nuk mund ta gjykojë vendimin tim, do bëj hapa të sigurt larg politikës së vjetër. Në ditët dhe muajt që do vijnë do kem propozime konkrete për ta kthyer vendin në normalitet. Unë dua të sjell një frymë të re parlamentare që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë këtij tranzicioni.”- tha ajo.

Hajdari u shpreh që ky model politik duhet të marrë fund.

“Këtë herë rinia e zgjoi shpresën e popullit nga gjumi. Në mënyrë të heshtur protesta e studentëve rrezikoi elitën politike.

Dalja e studentëve në sheshe në veri dhe jug shkaktari një metamorfoze politike. Politika nuk është vetëm model i keq i keqqeverisjes. Ky model që nuk do t’ia dijë për largimin masiv të qytetarëve, për jetën duhet të marrë fund. Nuk është hera e parë që paqëndrueshmëria politike rrezikon stabilitetin e vendit, apo marrëveshjet e fshehta prapa shpinës së popullit. Unë u rrita me thirrjen “E dua Shqipërinë si gjithë Europa.

Në fillim të viteve 90’, pyetja që ushtroi Ramiz Alia ishte a doni pluralizëm të mendimit apo pluralizëm partiak.

Shqipëria nuk duhet të shihet si faktor destabizlizues në Ballkan, por duhet të krijojë ura lidhëse. Nuk duhet të bëhemi shembull i keq në sy të botës.

Unë jam e bindur që kjo qeveri e dalë nga një fitore gjysmake e votuar nga 23 % e qytetarëve, nuk do t’ia dijë më. Pra, këtë e tregon qartë raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan.” – u shpreh Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here