Rudina Hajdari e cila nuk dogji mandatin e deputetit do të jetë në seancën e sotme plenare të Parlamentit, teksa opozita do të protestojë jashtë. Hajdari sapo është futur në Parlament, ndërsa ka dhënë një prononcim për Ora News.
Gazetarja e ka pyetur se përse vendosi të mos ta djegë mandatin, ndërsa ajo është shprehur se një gjë të tillë do ta shpjegojë sot në Kuvend.
Hajdari komenton dhe faktin që vëllai i ka qëndruar përkrah Bashës në protesta ndërsa ajo është në parlament. Lidhur me këtë deputetja ka thënë se ajo dhe vëllai i saj luftojnë për të njëjtin qëllim.
Gazetarja: Zonja Hajdari përse nuk dogjët mandatin?
Rudina Hajdari: Do ta them në parlament.
Gazetarja: Ndiheni tradhtare?
Rudina Hajdari: Absolutisht jo.
Gazetarja: Vëllai juaj ka qëndruar përkrah zotit Basha në protesta ndërsa ju jeni në Parlament?
Rudina Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim, ardhjen e demokracisë. Nuk kemi asnjë kundërshtim me njëri tjetrin.