Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në rrjetin social facebook, pas arrestimit që iu bë Dorian Protoduarit, nga policët e maskuar.
Statusi i plotë:
Këto skenat e reja që policë me maska rrëmbejnë PROTESTUES në rrugët e Shqipërisë nuk kanë ndodhur në Shqipëri më parë!
Kjo është ne në Shqipëri! Këto janë skena që vetëm në TV në filma apo dokumentarët për historinë politike për Republikat e dikurshme të bananeve në Amerikën Qëndrore, Afrikën Qëndrore apo Azinë Juglindore i kemi parë!
Këto po kthehen në skena normale. Madje i rrëmbejnë protesuesit dhe përfundojnë të torturuar edhe në bodrumet e Bashkisë Tiranë!!!
Por kuptohet që për këto “detaje” nuk flet kurrkush! As Avokatja e Popullit të Lulit ku i vetmi rast shqetësuese me dhjetra faqe raport u bë veç për krahun e djathtë të Lulit: Florenc Hoxhën e ish policisë bashkiake të Lulit që mbyste Tironën në gjoba dikur! Dhjetra faqe rrjeshta për të dhe 10 rrjeshta gjithsej bashkë për dhjetra protestuesit e tjerë ku policia rezulton sipas Avokates së Lulit që ka qenë OK!!!