Shpërthen Paloka: Policët e ndershëm duhet t’i bashkohen protestës së qytetarëve…

0
143

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është shprehur në protestë se qeveria po e përdor policinë kundër qytetarëve shqiptarë.

“Kjo qeveri ka kthyer Forcat Speciale kundër popullit shqiptar, kundër protestuesve në Astir dhe kudo ku protestohet kundër zullumit të kësaj qeverie.

Në këtë parlament ndodhen kriminelë dhe hajdutë të Shqipërisë. Edi Rama është fajtori pse Shqipëria u mbush me drogë, pse rinia ikën dhe pse vendi është sot në një krizë të thellë institucionale dhe politike”, tha Paloka.

Më tej, ai vijoi duke thënë se policët e ndershëm duhet t’i bashkohen protestës së qytetarëve.

“Policët e ndershëm të bashkohen me qytetarët, të bashkohen me ata që rezistojnë dhe jo me krimin dhe bandën në qeverisje. Bandat e hashashit janë në qeverisje dhe qytetarët do të rezistojnë. Kjo rrugë e jona nuk ka më kthim pas”, deklaroi Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here