A keni patur frikë nga Berisha? Shkëlzen Berisha tregon se…

0
313

Shkëlzen Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka rrëfyer, veç te tjerave, edhe mërdhënien e tij me ish kryeministrin Sali Berisha dhe momentet e vështira të babait të tij.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: A keni patur ndonjëherë frikë nga Berisha. Njeri i fort dhe autoritar ka qenë ai.

Shkëlzen Berisha: Babi edhe kur ka qenë mjek, shumicën e kohës e kalonte në punë, sigurisht kohën e lirë gjithmonë me familjen. Kjo ka bërë që unë të kem frikë, atë që njerëzit e shohin si më të butë dhe më të dashur, Lilin. Sepse Lili merrej me disiplinimin tim, nëse diçka nuk shkonte siç duhej. Nuk bëhej fjalë. Gjithmonë kam patur një komunikim me të, e kemi edhe sot. Nuk kemi qenë gjithmonë dakord, nuk kemi menduar gjithmonë njëlloj për gjërat por mes nesh ka patur dhe ka një komunikim.

Ylli Rakipi: Ka ndodhur që Berisha të konsultohet me ty për gjëra të rëndësishme, qoftë probleme të vendit?

Shkëlzen Berisha: Është normale, që shumë prej problemeve që i ka në përditshmëri mund t’i diskutojë në shtëpi, sepse edhe familjarët shohin një presion apo ngarkesë. Janë bërë biseda dhe janë dhënë mendime, por të gjitha mendimet, ai i ka marrë vetë.

Ylli Rakipi: Vendimet ai i merr vetë, se ai edhe këshilltarët nuk i merr për ta këshilluar por për t’i këshilluar ai.

Shkëlzen Berisha: Varet nga llojii i këshilltarëve.

Ylli Rakipi: Kur e ke parë në pozicion të vështirë Sali Berishën?

Shkëlzen Berisha: Sigurisht që ngjarjet e viteve 1997 – 2000, kanë qenë të vështira. 97-ta, vrasja e Azem Hajdarit, ka qenë e gjithë një situatë, Shqipëria kalonte një situatë, shumë të vështirë. Këto kanë qenë vitet më të vështira.

Ylli Rakipi: Si është në gjykimin tuaj, Partia Demokratike sot, pa Saliun.

Shkëlzen Berisha: Është normale që pas largimit të dikujt që ka drejtuar një forcë politike, prej gati 20 vjetësh ose më shumë, gjërat fillojnë dhe ndryshojnë. Ky është një proces. Një forcë politike duhet patjetër ta kalojë.

Ylli Rakipi: Nuk ju duket i vështirë kalimi nga Berisha tek një lider tjetër?

Shkëlzen Berisha: Çdo lider ka fizionominë dhe strategjinë e tij për të zhvilluar forcën politike që drejton. Mendoj që ky lloj transformimi që PD duhet të kalojë, është i paevitueshëm.

Ylli Rakipi: Njeriu ka gjithmonë ëndrra. A ju ka shkuar mendja të merreni me politikë?

Shkëlzen Berisha: Politikën nuk kam patur nevojë ta ëndërroja, sepse e kam patur pjesë të përditshme të jetës për 28 vjet. Unë kam mik, shok, familja politike e PD është e shkrirë me nje pjesë të mirë me raportet e mija miqësore dhe jetën personale të Shkëlzen Berishës. Të mendosh, se do çohem një mëngjes dhe do ta hedh gjithë këtë investim në këtë drejtim, me gjithë këta njerëz, më gjithë këtë kohë, nuk mund ta bëjë dot, sepse i bie që të fshij një pjesë të jetës time. E ndjej veten time pjesë të shtëpisë së demokratëve. Por, unë nuk kam asnjë plan imediat për tu marrë me politikën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here