Berisha zbulon se kush është personi, burimi i gazetarit amerikan që shkroi librin ‘Armet dhe çunat’

0
116

Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar mbrëmjen e sotme se kush është personi, burimi i gazetarit amerikan që shkroi librin ‘Armet dhe çunat’.

Sipas Shkëlzen Berishës, burimi i gazetarit amerikan është Erion Veliaj.

Ylli Rakipi: Ju keni vite që e investigoni këtë çështje, sepse është një problem shumë i madh për ju. Cili mendoni se është burimi i autorit në Tiranë? Që të thuash se Berishës janë ‘familja’, pra se janë mafia, dikush e ka bërë.

Shkëlzen Berisha: Unë i jam referuar atyre informacioneve që avokatët e mi, kanë marrë përgjatë procesit gjyqësor. Përgjatë procesit gjyqësor na janë vënë në dispozicion materiale që tregojnë se një nga burimet kryesore që zoti Lawson citon në Tiranë, është zoti Erion Veliaj.

Ylli Rakipi: Erion Veliaj? Si hyn Erion Veliaj këtu?

Shkëlzen Berisha: Erion Veliajn këtu e ka future zoti Lawson, ose zotin Lawson aty e ka future zoti Veliaj. Kjo ka dalë nga deklarimet që ai ka bërë përgjatë procesit gjyqësor në gjyqin e vitit 2018. Ny gjyq autori ka identifikuar Erion Veliajn, si një nga burimet kryesore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here