Foto! Dëshmia e fortë e qytetarit/ Pjesë e protestës, i hiqet pensioni i invaliditetit…

Ndërkohë që qytetari pretendon se pensioni i invaliditetit nuk i jepet më sepse ai është një pjesëmarrës i rregullt në protestat e opozitës.

Një qytetar nga Shkodra, Gjergj Cuni, thotë se i kanë hequr pensionin e invaliditetit, pasi ka marrë pjesë në protestat e opozitës. Cuni shprehet se e përfitonte pensionin përgjatë 2018, dhe i përfundonte në dhjetor, por pagesa i është ndërprerë që në qershor të vitit të kaluar pasi mori pjesë në protestën e asaj kohe.

Ai ka folur për Fax News ku ka shprehur dhe shqetësimin e tij.

Une jam invalid që nga viti 2011. Jam bërë operacion tek spitali ushtarak dhe mqë kanë shkurtuar këmbën 7 centimetra. Dhe në atë spital kam marrë statusin invalid i plotë, nga 2011 deri në 2018. Por nuk e marr më.”-është shprehur ai.

Megjithse nuk merr asnjë shpjegim nga autoritetet përkatësë Gjergj Cuni apelon për zgjidhje të këtij problemi sepse nuk është një militant partie por një individ i cili është kundër qeverisjes.

Foto! Dëshmia e fortë e qytetarit/ Pjesë e protestës, i hiqet pensioni i invaliditetit…

Një tjetër zjarr u raportua në Tiranë,

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko