Rrjeti gjigant i lajmeve, Euronews shkruan se Rama ka probleme shëndetësore me zemrën…

0
155

Rrjeti gjigant i lajmeve, Euronews, raportoi në versionin gjermanisht për zhvillimet e djeshme në Tiranë. Mes të tjerash, Euronews shkruan se ka pasur raportime se Rama ka probleme me zemrën.

Më poshtë kronika:

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pati sërish protesta dhe përplasje kundër qeverisë përpara godinës së parlamentit. Protestuesit u përpoqën që të thyejnë kordonin policor përpara hyrjes në ndërtesë. Ata hodhën kapsolla dhe shashka.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. “Kam shumë arsye për të protestuar,” tha demonstruesi Ruzhdi Gusi. “Kreu i qeverisë ka bërë kaq shumë gjëra të këqija në vend, ai duhet të ikë”.

“Ne duam mbi të gjitha lirinë e shprehjes,” thotë protestuesi Selman Isufi. “Përveç kësaj, ne duam që Rama të ikë, ai duhet të ikë. Ne jemi shumë të zhgënjyer prej tij”.

Ndërkohë, pati raportime se Rama ka probleme me zemrën, prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.

Protestat shpërthyen në mes të shkurtit, kur më shumë se 60 deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen nga mandatet parlamentare në shenjë proteste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here