DW, Skandali që mund t’ia shkurtojë karrierën Edi Ramës
Kryeministri i Shqipërisë është artist, diçka e pazakontë për një politikan. Tamam piktor dhe skulptor. Që hap ekspozita. Por, gjatë 12 muajve të fundit, ai është përfshirë në një skandal për artin- ose të paktën për meritat artistike të një ndërtese-që ka shkatërruar reputacionin e tij dhe ka gjasa për t’ia shkurtuar karrierën politike.
Mediat gjermane vijojnë të jenë të interesuara për situatën politike në Shqipëri.
Së fundmi Deutsche Welle ka publikuar një artikull ku përfshinë edhe protestën e artistëve për sa i përket çështjes së teatrit.
Në shkrim thuhet se kryeministrin Rama mund ta rrëzojë skandali i Teatrit Kombëtar. “Kryeministri i Shqipërisë është artist, diçka e pazakontë për një politikan. Tamam piktor dhe skulptor. Që hap ekspozita. Por, gjatë 12 muajve të fundit, ai është përfshirë në një skandal për artin- ose të paktën për meritat artistike të një ndërtese- që ka shkatërruar reputacionin e tij dhe ka gjasa për t’ia shkurtuar karrierën politike”.
Gazetari flet dhe për protestat e forta që kanë nisur të zhivllohen në Tiranë. “Ndërkohë protestat ndaj Edi Ramës po përhapen. Protestuesit madje po tentojnë që të hyjnë në zyrën ku e intervistova. A do të mbijetojë Edi Rama ndaj këtij skandali të Teatrit Kombëtar apo një copë arti me çement dhe alga do të sjellë rënien e artistit-kryeministër?”.