Ditën e djeshme në një dalje në televizionin e tij, ERTV, kryeministri Edi Rama lëshoi një lumë akuzash dhe kërcënimesh me fjalë rruge për të gjitha ato media e politikanë, që kishin nxjerrë lajmin se ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore këto ditët e fundit. Madje Rama përmendi edhe gjyqet për këtë çështje, edhe pse nuk tregoi se ku ishte futur gjatë zhdukjes së tij të gjatë.
Këtë lloj kundërsulmi të Ramës e ka ironizuar në faqen e tij në FB ish-mistri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ngre njëkohësisht edhe një alarm për lirinë e shprehjes dhe të medias.
”Ky është i vetmi pacient që nuk i themi dot “të shkuara”. Edhe për kaq fjalë nuk lejon njeri të shprehet”, shkruan Manjani.