Lajmi është bërë me dije nga media kosovare e cila përmes një njoftimi, shprehu ngushëllimin për 27-vjeçaren.
Ndërron jetë gazetarja e medias online “Telegrafi”, Qendresa Rashiti Hulaj. Rashiti humbi jetën ditën e sotme si pasojë e një goditje në zemër.
Gazetarja e medias online Qendresa Rashiti Hulaj ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
“Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj”, thuhet në postimin e Telegrafit.