Spiropali e qeshur në Kongres: Me Ramën në krye, fitojmë sërish!

0
121

Ministrja për Marrëdhëniet e Parlamentit, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kongresin e PS-së ka sulmuar opozitën duke u zotuar për fitore maksimale në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të 2021.

“Edi Rama dhe PS janë ideatorët dhe realizuesit e kësaj platforme për Shqipërinë, të tjerët në rastin më të mirë ishin spektatorë. Opozita tani hidhet në humnerë, i bën dëm Shqipërisë.  I kemi dëgjuar të thonë “Hiqni Edi Ramën” dhe ne i themi sot: “O të keqkuptuar pushteti merret me votë”. Në zgjedhjet lokale do të fitojmë edhe bashkitë që mbani peng. në 2021 me Edi Ramën në krye do të fitojmë sërish. Fitore!,”-tha Spiropali.

Fjala e plotë:

Përshendetje, shokë dhe shoqe. Një duartroktije për të gjithë që jeni këtu dhe shqiptarët që na kanë besuar me votë të ardhmen e fëmijëve. Kongresi ynë është ngjarja më innovative e shoqërisë tonë. E gjithë vëmendja për të tashmën dhe të ardhmen është këtu. Ne në ndryshim nga kundërshtarët nuk i fshihemi detyrave dhe kurrë nuk i lëmë në baltë ata që na kanë besuar. Ka një shumicë që pret orientimin. Jashtë mureve ka shqiptarë që na dhanë një mandat spektakolar. Jemi të përgjegjshëm për reformat modernizuese. Afrimi me Europën është thirrje dhe mall i vjetër për t’u rikthyer me vetëdije dhe bindje. Për ne socialistët integrimi janë proces thelbësor. Nuk e tradhëtuam interesin tonë kombtar dhe kur na thoshin hiqni dorë nga reformat. Na thoshin kush kujtoni se jeni se kokën do hani. Me Edi Ramën nuk u tutëm në rrugën e reformave radikale. Edi Rama dhe PS janë ideatorët dhe realizuesit e kësaj platforme për Shqipërinë, të tjerët në rastin më të mirë ishin spektatorë. Opozita tani hidhet në humnerë, i bën dëm Shqipërisë. Jo për protestat. Ne jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë. I kemi dëgjuar të thonë “Hiqni Edi Ramën”, I themi sot o të keqkuptuar pushteti merret me votë. Në zgjedhjet lokale do të fitojmë edhe bashkitë që mbani peng. në 2021 me Edi Ramën në krye do të fitojmë sërish. Fitore!

Kongresi i sotëm Partisë Socialiste po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Ai  do të jetë i ndarë në 3 seanca dhe pritet të zgjatë deri në orën 17:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here