Vrasja në Gramsh/ Familja jetonte në kushte të mjerueshme, Hysa një person me probleme me shëndetin mendor…

0
159

35-vjecari Alvin Hysa që vrau mbrëmë në mesnatë gruan e tij në fshatin Grekan në Gramsh ishte një person me probleme me shëndetin mendor dhe trajtohej me kemp. Ai njihej si një tip problematik dhe se ushtronte dhunë të vazhdueshme të familje, sidomos ndaj bashkëshortes së tij viktimës Gurie Hysa. Autori i vrasjes ka kryer 2 herë dënime për dhunë në familje.

Sipas burimeve të fax web ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00 të mbrëmjes ku autori i vrasjes bashkë me viktimën pasi ata bien të flenë  e mbyt atë.  Ai  del i qetë nga dhoma e gjumit dhe i thotë babait të tij: “Mbyta gruan”.

Më pas Alvin Hysa ka marrë mushkën  dhe është larguar nga banesa dhe ka shkuar te motra e tij në fshatin Lumas në Berat. Aty i rrëfen motrës për krimin që ka kryer dhe më pas kthehet në Berat.

Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, një vajze në klasë të gjashtë dhe 2 djemve respektivisht në klasë të tretë dhe kopësht.

Gjatë momentit të krimit fëmijës nuk ndodheshin në shtëpi pasi kanë qenë te gjyshja e tyre në Berat.

Familja Hysa jeton në kushte të mjerueshme ekonomike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here