“Boll kemi vuajtur 9 vite.” Nëna e Bleona Matës fjalë rrënqethëse: Kur e pashë…

0
136

Shpresa vdes e fundit. Mezi pres të kthehet në krahët e mi dhe të vëllait të saj, shprehet nëna e Bleona Matës.

Së fundmi nëna e saj në një intervistë ka thënë fjalë rrëqethëse për vajzën e saj, të cilën ka shumë vite pa e parë. Ajo ka thënë se mezi sa pret që vajza e saj, Bleona të kthehet në krahët e saj dhe vëllait të vogël.

Më tej ajo ka thënë:

Shpresa vdes e fundit. Mezi pres të kthehet në krahët e mi dhe të vëllait të saj. Ai është shumë i prekur nga ngjarja sepse ishin si binjakë, kishin vetëm 1.5 vite diferencë dhe në momentin që e rrëmbyen Bleonën e morën nga krahët e të vëllait, ishin të dy së bashku. Të dy janë të rritur tani, dua të përqafojnë njëri-tjetrin. Shpresoj që Britania e Madhe të na sjellë gëzimin e madh e të presim Bleonën, ta marrim në krahët tonë. Boll kemi vuajtur 9 vite.”

Kujtojmë këtu se ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me Alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan një identikit të Bleonës, që tregon se mund të jetë ajo sot.

Në lidhje me këtë nëna  e saj ka thënë:

Ka shumë ngjashmëri. Por të marrësh foton time është e njëjta me Bleonën. Kemi ngjashmëri, tek sytë, tek flokët, tek balli. Me këtë foto kam besim të madh që mund të na kthehet vajza. Kur e pashë sikur e kam rritur unë, sikur e kam pasur në krahët e mi, sikur po e ledhatoj. Shtet nuk ka tek ne përderisa 5 vajzat e tjera janë të lira. Ky shtet është zero. Kriminelet rrinë të lira dhe vajza ime prej 9 vitesh është zhdukur është e paimagjinueshme.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here