Media Italiane L’Osservatore Romano: Protestat!!! Një situate si në vitin 1997.

0
189

L’Osservatore Romano e vlerësoi situatën në Shqipëri me tensione gjithnjë e në rritje dhe me rrezikun e një vale të re eksodi.  Gazeta zyrtare e Vatikanit, e cila i referohet Lulzim Bashës si “figura-simbol e protestave, që prej javësh po vlojnë në Tiranë”, sjell në vëmendje qëndrimin e ndryshëm të palëve për zgjidhjen e krizës dhe pasojat e saj.

L’Osservatorio Romano thotë se, megjithëse situata nuk ka krahasim me 97-ën, “mbetet droja se, nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi, të ngjashme me atë të viteve ’90.”

Shkrimi i plotë i L’Osservatore Romano

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Tensione gjithmonë e më të larta në Shqipëri

22 mars 2019. Një tjetë rmanifestim proteste me mijërapjesmarrës u zhvillua dje në kryeqytetin shqiptar, para selisë së Parlamentit. Manifestimet po mbahen me nismën e PartisëDemokratike, formacion opozitar I qendrës së djathtë, I udhëhequr nga Lulzim Basha, tashmë figura-simbol e protestave që prej javësh po vlojnë në Tiranë.

Duke denoncuar kthimin e Shqipërisë në stadin e varfërisë, Basha ka kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga socialisti Edi Rama, I akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar; largim që do t’I mundësonte vendit te shkonte ne zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbrojtje të selisë së parlamentit ishin angazhua rrreth 700 forca policore. Gjatë mobilizimeve të mëhershme, protestat u shndërruan herë pas here edhe në përplasje të dhunshme, çka solli që policia të përdorte gazin lotsjellës dhe makinat e ujit për të zbrapsur protestuesit që kërkonin  të hynin në selinë e parlamentit apo në atë të qeverisë.

Nga ana e saj, qeveria vijon të këmbëngulë se sjellja e opozitës është një pretekst për të vështirësuar çeljen e negociata vetëanëtarësimit të Shqipërisë në BE, vendim i planifikuar për t’u marrë qershorin e ardhshëm.

Pikërisht lidhur me këtë temë, po rritet droja në Bruksel se degjenerimi I protestave mund të vërë me të vërtetë  në rrezik nisjen e negociatave. Para disa ditësh, një delegacioni BE-së që ishte nëTiranë konfirmoi të drejtën themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht, pa përdorur dhunë, duke saktësuar se “asnjë akt dhune nuk do të ishte I tolerueshëm”. Anëtarët e delegacionitkritikuan zgjedhjen e opozitëspërt’u larguar nga parlamentidhe u bënë thirrje të dyja palëve që të tregonin përgjegjshmëri. Kapërcimi I krizës aktuale politike dhe ndërtimi I një platform kombëtare dialogu ku të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara është propozimi I ardhur  nga Bashkimi Evropian.

Ekziston rreziku që Shqipëria të shihet sërish nga komuniteti ndërkombëtar me syrin mosbesues qëshpesh e ka klasifikuar vendin ballkaniksi të dhunshëm dhe të paaftë të vendosë drejtësi e të ndjekë politikat e duhura sociale.Gjithsesi, situata e brendshme është ndryshe nga 1997-a, kur pas një vale protestash të forta, vendi u zhyt në anarki.

Sot populli shqiptar po tregon mature dheduket se vendi ka nxjerrë mësimet e duhura nga historia.Por prapë se prapë mbetet droja se nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi I shtetit të s ëdrejtës, do të përballemi me një tjetër “RastiShqipëria”, qëvjen sëbashku me rrezikun e një vale emigrimi të ngjashme me atë të viteve ’90.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here