“Të kërcënuar për çapën e bukës!” Aktori Liçaj, Veliajt: S’guxon kush të me japi urdhër, aq më pak të më mbylli gojën…

0
162
Aktori Neritan Liçaj ka reaguar ndaj mitingun të djeshëm të kreut të Bashkisë Tiranë,  Erion Veliajt.  Ai shprehet se gjithçka ishte një show ku njerëzit të dhunuar nga kërcënimi për çapen e bukës, bëjnë sikur janë të lumtur.

“Sinqerisht më vjen keq për ata të shumtë aty të dhunuar deri në paskrull,të qendrojnë aty me pakurajon për të thënë..boll s’jam skllav dhe nuk vij se do dal me të dashurit e mi në këtë ditë të bukur pranvere dhe s’ma ndjen për dhunën partiake sepse jam njeri dhe nuk dua të jem dele e qëlluar me shpullë në vathën e panderit dhe padinjitetit.”, shkruan ai .

Reagimi i plotë

Çdo shohim sot?!
Nje show pikant qe shpjegon nje mendesi te rraskaputur nga mpirja e mendjes dhe kalbja e zemres…ku njerezit te dhunuar nga kercenimi per çapen e bukes (me metoden perverse,skllavit paksoi buken dhe shtoi drurin),do bejne sikur jane te lumtur dhe plot suksese te udhehequr ne drejtimin e duhur nga fitorja ne fitorje!
Do shohim ç’kurrorezimin e perandorit tashme te lodhur,te konsumuar dhe i disfatuar nga cmenduria e tij Neron dhe te kalimi i kurores akoma me perverse perandorake te Kaligula!
Sinqerisht me vjen keq per ata te shumtë aty te dhunuar deri ne paskrull,te qendrojne aty me pakurajon per te thenë..boll sjam skllav dhe svi se do dal me te dashurit e mi ne kete dite te bukur pranvere dhe sma ndjen per dhunen partiake sepse jam njeri dhe nuk dua te jem dele e qelluar me shpulle ne vathen e panderit dhe padinjitetit.Dhe une jam administrate por jo vetem sguxon kush te me japi urdher,aq me pak te me mbylli gojen…por dhe sikur ta conin neper mend ta thoshin…sdo bindesha…dhe si i till them…piquni ne diell per partinë dhe regresin sepse une do dal me djemtë e mi te shijoje kete dite pranverore me femijet e mi si dua une dhe jo si i teket perversitetit dhe psikopatise dhunuese.
Nga Neroni te Kaligula…nga fitorja ne fitorje..ngrini larte me larte o shoke flamujt e kongresit…se ne zoterinjtë ngremë lart dinjitetin njerzor!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here