Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Prokurorisë për kontratat e lobimit të kësaj force në SHBA. Prokuroria tha se nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000 dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD.
Një reagim ka ardhur edhe nga ministrja Elisa Spiropali, e cila e quajti demokratin gënjeshtar.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas marrjes në pyetje të Lulzim Bashës nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me lobimin e PD në SHBA.
Në reagimin e saj në Twitter, Spiropali i është ‘hakërryer’ Bashës me Migjenin dhe filozofin grek Sokratin, edhe pse vetëm pak javë më parë bëri një gafë me figurën e Don Kishotit.