Protesta e radhës të enjten….!!! Do të vazhdojmë deri në largimin e Ramës. Ja çfarë pritet…

0
184

Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, ka deklaruar gjatë intervistës në “INtv” se protestat e opozitës do të vijojnë. I pyetur për axhendën e opozitës, Spaho tha se protesta e radhës do të jetë të enjten, ditën e zhvillimit të seancës plenare.

Tani jemi më shumë të ngarkuar se në kohën kur ishim në parlament. Detyra jonë është të bindim qytetarët të na bashkohen. Tubimi i radhës do të jetë të enjten, e kështu do të vazhdojmë deri në heqjen e Ramës nga pushteti”, tha Spaho.

Ai gjithashtu ka komentuar dhe ngjarjen politike të fundjavës, zhvillimin e kongresit të Partisë Socialiste. “Që nga koha e gjimnazit kam ndjekur në tv kongreset e Partisë së Punës, nuk kishte asnjë dallim nga ajo shfaqje që pamë të shtunën”, komentoi demokrati Edmond Spaho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here