Reagon Edvin Kulluri: Ç’punë kanë këta që i bëjnë pretencën Bashës kur nuk kanë asnjë tagër ligjor për të akuzuar

0
107

Partia Demokratike ka reaguar sot zyrtarisht pas akuzave të PS-së lidhur me kontratën e lobimit në SHBA.

Një reagim ka ardhur edhe nga Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri.

Statusi:

Te gjithe thone se prokuroria eshte politike! Edhe ish ministri i brendshem i Rames dhe Kryetari i Opozites! Si mund te kene te dyja palet te drejte njekohesisht?! Partite politike dhe politikanet kur thirren nga prokuroria ne pyetje apo dergohen per gjykim ne gjykata duhet te mbrohen sic e kerkon ligji dhe te japin sqarime po sipas ligjit dhe jo te bejne prokurorine e prokurorise! Edhe i kerkojne drejtesise te bejne punen e vet dhe e godasin politikisht. Dhe kur e bejne palet kundershtare njekohesisht ka dicka qe nuk shkon me politiken. Edhe ne te kundert, nuk i kuptoj dot daljet e deputeteve te PS per ceshtjen e lobimit te PD! C’pune kane keta qe i bejne pretencen Bashes kur nuk kane asnje tager ligjor per te akuzuar apo provuar akuza?!

Personalisht kur jam thirrur te jap shpjegime si person ne dijeni te ceshtjeve per te cilat prokuroria kishte nisur hetim, jam paraqitur dhe kam dhene shpjegime sic e kerkon ligji. Koha e tregon nese me veprime dhe mosveprime per ceshtje te caktuara, personat e thirrur kane cenuar apo jo ligjin. Te tjerat jane brockulla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here