Vrasja e Avokatit në Elbasan ka nxitur edhe reagimet e kolegëve të tij të cilët jane mbledhur gjatë ditës së sotme në Elbasan për të diskutuar reagimin e mëtejshëm të tyre.
Pritet që avokatët të bëjnë thirrje për protesta dhe për të bojkotuar gjyqet në të gjithë vendin.
Dhoma e Avokatisë në Elbasan është mbledhur sot dhe ka vendosur të bojkotojë punën për 1 javë. Ata kërkojnë gjithashtu solidaritetetin e kolegëve në të gjithë vendin.
Vrasja e avokatit të njohur ishte një goditje e rëndë për këtë profesion dhe enigmat shtohen edhe me shumë nga sjellja profesioniste e autorëve të krimit.
Avokati kishte në proces disa çeshtje të rëndësishme gjyqsore.
Ravik Gurra, prej 10 vitesh avokat, u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa ishte ulur për të konsumuar kafe në një lokal bashkë me një përfaqësues të Avokatit të Popullit.