Vrasja e Nard Polias, zbulohet çfarë ndodhi një ditë më parë! Policia: Autorët e krimit…

0
146

Sipas Policisë dyshimet lidhen me një plagosje të ndodhur më 11 maj 2018 në një servis në Laç të Vaut të Dejës.

Bërja e mundur e kapjes së bashkëpunëtorëve të vrasjes së Nard Polias, apo “Nardit të Bujtinave” dhe shpallja në kërkim e autorit kryesor të krimit, kanë zbardhur në një farë mënyrë edhe motivet e krimit.

Atë mëngjes dy persona kanë shkuar në servisin në pronësi të shtetasit Ermir Simoni, ku i kanë kërkuar këtij të fundit që ti rregullojë pa radhë një makinë tip Benz.

Simoni nuk ka pranuar dhe këtu thuhet se ka pasur një debat midis palëve.

Më pas dy personat të cilët në atë kohë nuk i identifikuan nga Policia, janë kthyer në drekë sërish në sërvis ku kanë plagosur me armë zjarri, pronarin Ermir Simoni si edhe kanë goditur vëllain e tij.

43 vjeçari Simoni mbeti i plagosur i rëndë, por mundi të shpëtojë.

Ndërkohë policia bën me dije se autori i vrasjes së Nard Polias është shtetasi K. S, 27 vjeç.

Ky shtetas sipas Policisë për muaj të tërë ka vënë në survejim shtetasin Nard Polia, si edhe ka grumbulluar bazën e nevojshme materiale për elemiminin e tij, ndërsa bashkëpunëtorët i kanë krijuar kushtet për të gjetur armën e zjarrit si dhe largimin nga vendngjarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here