I ftuar në emisionin “Top Show” të Alban Dudushit mbrëmjen e së martës në ekranin e Top Channel, gazetari, autor dhe moderator i emisionit tjetër “Top Talk”, Denis Dyrnjaja foli për një skenar të papërmendur më parë nga asnjë prej të ftuarve.
Në fjalën e tij, Dyrnjaja kërkoi të theksonte tolerancën e Ramës, si elementin që do të triumfonte në një zgjidhje të mundshme të krizës politike në vend, e jo tërheqjen e opozitës nga aksionet e saj, që prej atij më ekstremit me djegien e mandateve që s’ka kthim pas, e deri te protestat e vazhdueshme e të përjavshme në rrugë.
“Rama nuk do të garojë i vetëm në zgjedhje. Unë shoh tolerancën e Ramës dhe jo tërheqjen e opozitës, si një faktor ndikues. Rama do të shtyjë zgjedhjet vendore për në shtator”, u shpreh Denis Dyrnjaja/ TCH