Nga Ilir Demalia
O Skënderbe, do të të lutem shumë, mos e përmend më që jam nxënës i Konicës dhe Nolit! Konica nuk pranonte derrkucë dhe derra injorantësh, xhahilësh e katilësh, hajdutësh e banditësh, kriminelësh e bedelësh, siç je rrethuar ti, o Skënderbeu i Elisës, që mban pranë atë që e di se Don Kishoti i Servantesit është personazh i Hasan Zyko Kamberit dhe Servantesin e di Zyko Kamber! Nuk po hyj këtu për derra-xhahila e katila të një ‘Fermë derrash’ që quhet Rilindja e llucit! Shkurt, O Skënderbe, lëre Konicën rehat dhe mos e bëj të luaj në varr, duke thënë që je nxënësi i tij! Si vepron dhe me kë rrethohesh je një nxënës i Haxhi Qamilit dhe i binduri i Erdoganit me thirrjet ‘Dum Babën’! Konica, kur i afroheshin njerëz si këta që ti rrethohesh e bashkëpunon, lajmëronte policinë t’ia largonin si ndotje fizike, akustike e ambientale.
Ja si i përshkruan njerëzit si ti Konica, o Skënderbeu Elisës:
“Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme” (Albania 9, 1898).
Ndërsa për derrat e derrkucët e llumit tënd Konica na shkruan:
“Ka njerëz që shiten tek një qeveri për të pështyrë gënjeshtra” (Albania 16,15-31 korrik 1898).
Ti, në etapën e fundit të ‘mbretërimit’ tënd më kujton Haxhi Qamilin me propagandën dhe demagogjinë e llumit të derrave kur thoshte:
“Kush qekan kta fuqitë e mdhoja?”
Ai që po i jepte vendimet e fuqive të mëdha i përgjigjej: “Londra, Parisi, Berlini…”
Haxhi Qamili, ia kthente: “…ne kemi Peqinin, Shijakun, Pezën…”
Sa për Nolin, dje ne Kongresin e sheshit më kujtove nga Noli Marshin e Barabait!
“O i zhgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krrusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barababa!”
Pra, të lutem, për t’i lenë të qetë Konicën e Nolin në varr, të lutem, mos thuaj më, jam nxënës i tyre.