Studentët e ekselencës, që shpresuan se kryeministri Edi Rama do t’u hapte vendet e premtuara të punës në administratën shtetërore, po zhgënjehen dita ditës nga premtimi që po rezulton mashtrim në çdo aspekt.
Viktimat e fundit të mashtrimit janë të rinjtë ekselentë të mjekësisë të qarkut Durrës, që edhe pse fitues në portal, sot gjenden në listën e pritjes sepse vendet e punës u zunë nga ryshfetçinjtë dhe miqtë e qeveritarëve.
“Denoncim i ri nga studentë të ekselencës mbi mashtrimin e Edvinit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” fton ish-kryeministri Sali Berisha qytetarët, në profilin e tij në Fb, ku ka publikuar mesazhin e të rinjve.
Përshëndetje zoti Berisha.
Shpresoj ta publikoni.
Jemi një grup denoncuesish nga portali i qarkut të Durrësit.
Ja dështimi i portalit që në hapjen e tij.
Vendimi i ministres për dhënien e 10 pikëve për ata që kanë mesatare 9.00 deri 10.00 ishte një mashtrim.
Studentja ekselente me mesatare 9.4 nuk përfiton 10 pikë dhe për më tepër, si të mos mjaftonte kjo, i heqin dhe emrin nga lista (gabim njerëzor).
Më datë 13.03.2019 thellohet akoma më tej skandali në prezencë të 40 fituesve ku në listen e vendeve vakante ishin 15 vende pune, filluan sipas radhës dhe sapo largohen 5 fituesit e parë në listë, vendi i punës ofrohet me telefon nga Drejtoria e Spitalit të Krujës dhe i lirë për mikun, kur drejtoresha e Spitalit të Durrësit i solli vendet e punës para se të fillonte përzgjedhja.
Duke qënë se 2 vendet e punës në spitalin e Krujës u zunë me mik, ne u detyruam të qëndronim në listë pritje.
Keqardhje për përfaqësuesit e ministrisë, që e bënë këtë padrejtësi, e cila është e turpshme në sy të fituesve.
Shpresoj ta publikoni.