‘Hanë bukën e pisët të Ramës!’ Vasili, arsyet pse nuk do të ketë dialog Rama-Meta!

0
142

Vasili tha në studion e ‘Talk Showt’ në Top Channel se të gjitha informacionet për dialog me Ramën ku ndërmjetës do të jetë Presidenti Meta, janë sajesa të zyrës së Ramës.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka rrëzuar çdo mundësi dialogimi me Ramën, madje përjashtoi si mundësi edhe tryezën me ndërmjetësimin e Presidentit Meta.

‘Këto janë lajme që prodhohen nga portalet e kapura nga Fuga,  që hanë bukën e pisët të Ramës

Ne nuk kemi thënë asnjë gjë të tillë. Ka vetëm një objektiv madhor që është largimi i Edi Ramës, si kryeministri i Shqipërisë që ka krijuar trekëndëshin e tmerrëshëm ku është futur Shqipëria; trafik droge- krim i organizuar- para të pista; që po rrënon gjithmonë e më sumë Shqipërinë. Ky kryeministër jo vetëm  i ka inkurajuar, por edhe i ka pëdorur. Jo më larg në një studio tjetër televizive u denoncuan zyrtarë të inkriminuar në audiopërgjime të reja me zyrtarë të lartë të policicë, që i mban Edi Rama. Nuk mund të jetë ky që të negociojë në emër të askujt. Detyra jonë është zgjedhje të lira dhe të çlirojmë shtetin nga kapja’, tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here