Kryemadhi: Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari përpara popullit për premtimet e pambajtura

0
137

 

Pak përpara fillimit të mbledhjes së ish-grupit parlamentar të LSI-së, Kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi foli për protestën e ditës së nesërme, per te cilen tha se do të jetë protestë kundra varfërisë. Kryemadhi tha se tashmë ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të japin llogari para popullit për premtimet e pambajtura. “Prandaj protesta e nesërme është një protestë në vazhdimësi të protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Dhe protestat që do të vijnë çdo ditë dhe më shumë do të jenë protestat kundër varfërisë dhe koalicioni opozitar do të jetë koalicion që do të rimëkëmbë ekonominë shqiptare dhe do të jetë ai koalicion që do t’ japë shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të pasur më shumë punë, për të mbajtur fjalën politikanët. Sepse janë mësuar në kaq vite që politikanët nuk e mbajnë fjalën. Por ka ardhur koha që politikanët të japin llogari përpara popullit dhe ta kenë frikë atë. Jo të ketë populli frikë politikanët”, tha Kryemadhi. E pyetur nga gazetarët në lidhje me rolin e deputetëvë të rinj në Parlament, Kryemadhi ironizoi ata duke thënë se “Nëse këta deputetë do të kthenin 400 mijë shqiptarët që kanë ikur nga kushtet e vështira dhe mungesën e kafshatës së bukës, nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë në Parlament do të krijojnë mundësinë që të rrisin rrogat, të ulin çmimin e energjisë elektrike, të ulin taksat e shqiptarëve, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë”, tha Kryetarja e LSI-së Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here