Mirëpo, mesa duket gjithçka nuk është mbyllur me kaq dhe Sabriu ka bërë një tjetër deklaratë.
Prej disa ditësh ka tërhequr vëmendjen e mediave një deklaratë e këngëtarit Sabri Fejzullahu, i cili akuzoi Flori Mumajesin për blerje klikimesh, teksa ishte i ftuar në një emision.
Sipas Sabriut, nuk mundet askush që të marrë 3 milion klikime për një ditë, ndërkohë që për këtë ka reaguar vetë Flori, të cilit duket se nuk i ka pëlqyer aspak.
Ai ka publikuar deklaratën e kantautorit në Instastory, ndërsa e shoqëron me disa emoji zemrash.
Nuk e dimë nëse kjo është një mënyrë e të kërkuarit falje, por me sa duket gjërat janë qetësuar…