Vasili nga Unaza e Re: E drejta është vetëm një: Hajdutët në burg! Kuvendi është atje në shesh

0
153

Deklarata e Petrit Vasilit nga protesta e banorëve të Unazës Së Re
Të dashur vëllezër dhe motra. Jemi bashkë sot për të bërë një betim të madh. Cili është betimi? Betimi është që të mbrojmë pronën tonë këtu dhe ata që prekën djemtë dhe vajzat tona dhe familjet, ne duhet të jemi të palëkundur që në burg duhet të jenë ata që deshën të vjedhin këtu. Për këtë jemi ne këtu. Sepse e drejta është vetëm një: Hajdutët në burg! S’ka asnjë rrugë tjetër, sepse hajdutët vijnë natën, hajdutët të arrestojnë natën, hajdutët duan të grabisin pronën natën dhe në krye të hajdutëve është një kryehajdut, i cili ka qenë po këtu dhe ka bërë be, ka vënë dhe dorën në zemër që do ju ndihmonte dhe do ju legalizonte banesat. Por, e gjitha kjo ishte që të mbaronte hallin që kishte.
Ai nuk ka zemër, ai ka një copë hekur në vend të zemrës. Dhe erdhi dhe vuri dorën mirë mbi pronat, por edhe mbi njerëzit. Gjynahu i një familjeje të tërë që ka qenë mbrëmë gjithë natën atje në polici nuk do t’i ndahet gjithë jetën dhe që ky gjynah të vejë në vend meqë e bëri, do jemi të gjithë bashkë të pandarë dhe deri në fund. Sepse prona dhe gjaku, meqë e kërkoi në këtë mënyrë, kështu mbrohet deri në fund. Sepse po nuk e mbrojtëm mësohen të na shtypin ne, mësohen të shtypin fëmijët tanë nesër, edhe nipat e mbesat më mbrapa. Sot i mbrujmë njëherë e përgjithmonë. Dhe për këtë nuk do të bëjmë asnjë hap prapa. Banorët e Unazës së Re i kanë dhënë zemër, i kanë dhënë kurajë jo vetëm vetes, por gjithë Shqipërisë.
Falë asaj që keni bërë ju, janë mijëra njerëz atje në shesh. Dhe sot ndahet njëherë e përgjithmonë: O do sundojnë qytetarët me ndershmëri dhe pastërti, o do rrinë kusarët. Kusarët s’mund të rrinë kurrë, asnjëherë dhe gjaku nuk mund të lahet kurrë duke e rrëmbyer me hajdutllëk, sepse të gjithë ata që janë këtu, që i kanë ndërtuar atë ndërtesa e dinë shumë mirë se ç’kanë hequr, si e kanë dërrmuar veten në punë nga mëngjesi në darkë, se ç’kanë kaluar në kurriz për të ngritur ato shtëpi.
Dhe ky me një të rënë të lapsit, për të futur milionat e eurove n xhep thotë: Brenda natës do t’i marr. Jo vetëm do t’i marr, por edhe do t’i burgos, do t’i persekutoj, do t’i tremb, do t’i ndaj, do bëj gjithë të zezat që më shkojnë në mendje. Dhe çfarë është ky? Ky është ai që do të qeveriste me qytetarët. Ja ku janë qytetarët, le të vijë këtu e të flasë, e të na tregojë se çfarë hajduti është. Dhe do e marrë edhe përgjigjen. Por ikën vrimave, sepse vetëm aty është rehat, nëpër vrima. Kur ka protestë ikën në një rrëzë. Kur kanë protestë banorët e Unazës së Re çon këta hajnat e natës dhe çfarë i bëri protestës? Më e madhe është protesta, më e madhe ka për të qenë.
Dhe asnjë hap mbrapa. Rama duhet të ikë për të lënë rehat të gjithë Shqipërinë. Të lërë rehat Unazën e Re, të lërë rehat tërë dynjanë sepse është bërë një mortje e keqe që u rri shqiptarëve mbi kokë. Ua prishi edhe ditën, do t’iu prishë edhe pronat, do t’iu prishë edhe nervat. Por shqiptarët janë shumë më shumë sesa një. Ai një është, vetëm. As të tijët nuk e duan të jeni të bindur. Është një havale e madhe që u ka mbetur mbi kokë. Prandaj jemi të gjithë bashkë që të iki dhe të këpusë qafën. Kështu që të gjithë bashkë jemi këtu.
Këtu dhe do ta mbështesim njëri tjetrin dhe do rrimë krah më krah, siç kemi qenë. Edhe nesër prapë, sepse Kuvendi është atje në shesh, Kuvendi i kusarëve është atje brenda në Parlament. Dhe ata që janë atje në Kuvend hyjnë nga vrimat. E keni parë që të gjithë ish deputetët janë atje në shesh me njerëzit. Të gjithë bashkë do të mbrojmë edhe pronën edhe nderin e gjithsecilit. Faleminderit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here