HUBEI, KINË- Paleontologët nisën kërkimet e tyre pranë lumit në Këtë provincë dhe pjesa më e madhe e tyre nuk janë zbuluar më parë dhe ngjason me një krijesë mitike.
Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet të cilat datohen të jenë rreth 518 milionë vjet të vjetra dhe janë të pazakonta, pasi indet e krijesës, lëkura, sytë apo organet e brendshme janë ruajtur në kushte shumë të mira.
Më shumë se 20.000 mostra u mblodhën dhe gjithsej 4,351 kanë kryer çdo analizë. Krijesat i përkasin llojeve të ndryshme, duke përfshirë krimbat, kandilat e detit, anemonet dhe algat.
”Këto zbulime do të jenë një burim shumë i rëndësishëm në studimin e origjinës së hershme të krijesave”, -tha një nga drejtuesit e grupit të shkencëtarëve në terren, Xingliang Zhang i Universitetit Veriperëndimor të Kinës, për BBC.