Aleksandër Biberaj, ish-Zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një nga themeluesit e Partisë Demokratisë, i ka drejtuar nga protesta nëj mesazh të fuqishëm miqve europianë të Shqipërisë. “Miq ndërkombëtarë, – tha Biberaj. – Parimet e lirisë dhe të demokracisë nuk dhurohen, por fitohen ashtu siç janë fituar në vendet tuaja, e drejta e votës, të drejtat e njerëzve me ngjyrë!
Ne jemi aleatë me ju sepse vlerat europiane janë kollona vertebrore e demokracisë. Miq të nderuar! Opozita po përgatit programin elektoral të zgjedhjeve që janë shumë afër dhe që zgjidh problemet e të gjitha shtresave në nevojë. Është ngjallur shpresa dhe besimi. Unë jam çdo ditë me studentët ën auditore dhe ata kanë shpresë e besim se ky vend do të bëhet”.